TIRANE- Kombëtarja franceze është befasuar nga kombëtarja shqiptare e futbollit në ndeshjen e parë. Në pritje të ndeshjes Shqipëri-Francë, që luhet nesër në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, kombëtarja franceze ka dhënë një konferencë për shtyp, duke rrrefyer edhe emocionet e lojtarëve para ndeshjes. Ne përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, lojtari i përfaqësues franceze tha se skuadra shqiptare është drejt kualifikimit.

Sa i takon ndeshjes së nesërme në “Elbasan Arena”, futbollisti francez tha se “Ne e vlerësojmë këtë ndeshje, dhe ndalem tek përkushtimin që tregon ky ekip futbolli. Mendoj se kjo ndeshje do të jetë ndryshe. Objektivi ynë do të jetë përkushtimi për të zhvilluar një lojë të mirë.

Nuk është se jemi përqendruar vetëm në lojën mbrotjtëse. Loja me Belgjikën dhe Brazilin ka qenë me skuadra të forta. Ekipi ynë do të mobilizohet edhe për ndeshjen me Shqipërinë, edhe për ndeshjet e tjera deri në fillimin e kampionatit evropian”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb