Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Nesër më shumë” është mbyllur edhe protesta e 127 kundër qeverisë. Si çdo ditë qytetarët dhe aktivistët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Pas fjalimeve ku u artikuluan mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, qytetarët nisën marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe krijimin e një qeverie teknike me mandat 12-mujor.

Ndërsa nesër është paralajmëruar protestë te Kryesia e Kuvendit, si edhe te Parlamenti gjatë seancës plenare të që pritet të mbahet të hënën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: