KOSOVA

Pas shtyrjes, nesër do të mbahet takimi mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë. Diskutimi më i madh pritet të jetë mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Ky i fundit ka shprehur haptazi kritikat e tij për situatën e pandemisë dhe dialogun me Serbinë, duke vërejtur një injorim nga qeveria drejtuar partnerëve të koalicionit. Disa ditë më parë Haradinaj kërcënoi se nëse nuk bëhet ai apo dikush nga partia e tij President i ardhshëm i Kosovës, atëhere AAK largohet nga qeveria dhe vendi shkon në zgjedhje.

Por LDK duket se nuk trembet nga ky presion. Pikërisht, Sekretari Arban Abrashi për një media kosovare ka thënë se LDK mbetet në qëndrimin se posti i Presidentit i përket asaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb