Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në një intervistë për Fox News se disa fshatra të krishtera në Libanin jugor kanë kërkuar të aneksohen nga Izraeli, duke pretenduar se kërkojnë mbrojtje nga Hezbollahu.
“Në disa fshatra të krishtera në Liban, disa madje kanë kërkuar të aneksohen Izraelit, sepse ne i mbrojmë ata nga fanatikët e Hezbollahut që duan t’i shfarosin. Dhe ne bëjmë të njëjtën gjë me të krishterët kudo,” u shpreh Netanyahu në emisionin “The Sunday Briefing”.
Izraeli aktualisht mban kontroll mbi disa zona në Libanin jugor pranë kufirit, një rajon që prej kohësh ka qenë skenë tensionesh dhe përplasjesh me grupin e armatosur Hezbollah.
