Kapiteni i Bayern Munichut, Manuel Neuer, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të  Champions League kundër Real Madridit.

Çfarë do të jetë e rëndësishme nesër?
“Goli i parë mund të bëjë diferencën. Kundër Real Madridit gjithmonë  vendosin detajet. Përqendrimi do të jetë shumë i lartë. Në sulm, të dyja skuadrat janë shumë të forta.”

A jeni gati të përballeni me lotarinë e penalltisë?
“Si portierë jemi të përgatitur për faktin se çdo gjë mund të ndodhë”.

Cilin yll të Real Madridit duhet t’i kushtoni vëmendje?
“Nëse marrim Bellingham ose Vinicius, nuk janë vetëm ata të dy që mund të bëjnë ndryshimin.”

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb