Lufta ndihet në qytezën polake, ku qindra mijëra ukrainas po strehohen përkohësisht deri sa të futen më thellë në shtetet europiane. Ekipi i News24, gazetarja Klodiana Lala dhe operatori Joni Kashari kanë sjellë në emisionin “Frontline” pamje ‘live’ nga qyteti polak, vetëm 8 kilometra nga kufiri me Ukrainën ku kryesisht gra dhe fëmijë presin një adresë të sigurt për t’u strehuar.

Në pak kilometra janë dy kampe për emigrantët nga Ukraina.

“Autoritetet polake nuk kanë qenë të përgatitura. Një qendër tregtare është vënë në dispozicion të emigrantëve. Janë mbi 500 mijë njerëz në kampe.

Është shumë e lehtë të hysh në Ukrainë, por tepër e vështirë të kthehesh. Karvani i makinave që presin në radhë është shumë i gjatë”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb