FIER

Gazetari Ervis Kuçi i Neës24 ishte sot në laboratorin e drogës në Fier aty ku u zbuluan 412 fidanë kanabisi në banesën e familjes Kapaj.

Mësohet se në kërkim është kryefamiljari Aleksandër Kapaj ndërsa të arrestuar janë bashkëshortja e tij Qamile Kapaj dhe i biri Anxhelo Kapaj.

Më tej janë sekuestruar bimë kanabisi, 312 sasi në lartësinë 10- 40 cm si dhe sistemi i ngrohjes dhe vaditjes, pajisje presimi, gërshet,, tela etj.

Ndërkohë ajo se çfarë i zbuloi familjen Kapaj në aktivitetin e paligjshëm ishte fatura e lartë e energjisë elektrike. Në fakt ata kishin një lidhje të paligjshme pasi për të janë proceduar edhe 3 elektricistë por gazetari Ervis Kuçi thotë se kjo ka qenë indicia që Policia më pas të kryente edhe këtë operacion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb