Neymar do t’i mbetet besnik Barcelonës edhe pse ka marrë oferta të majme nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Drejtuesit e Barcelonës jane shprehur se në janar të vitit 2016 do të arrihet marreveshja e mirëkuptimit, shkruan gazeta sportive katalanase, Mundo Deportivo.

Nderkohe, zyrtarizmi i marrëveshjes së re pritet të bëhet gjatë muajit korrik. Neymar do ta vazhdoje kontratën me kampionin e Spanjës dhe Evropës deri në verën e vitit 2021.

Sulmuesi i perfaqesueses se Brazilit ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: