Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka bërë vlerësimin e disa prej politikanëve të Kosovës.

Minxhozi ka thënë se Ibrahim Rugova është vërtet një president historik i Kosovës, e që sipas tij vuri themelet e para të Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Është një personalitet që ka meritat kryesore në shtet formimin e Kosovës”.

Duke përshkruar figurën e Hashim Thaçit, ai ka thënë se është “personalitet që ka merita të mëdha në luftë dhe paqe”.

“Thaçi në kohën e demokracisë është personaliteti më prezentë në jetën politike së bashku me Presidentin Rugova”.

Minxhozi duke përshkruar figurën e Ramush Haradinajt, ka thënë se “ai pa të drejtë është penalizuar nga institucionet ndërkombëtare lidhur me rolin e Kosovës në luftë”.

“Ai ka mbrojtur me shumë dinjitet kauzën e Kosovë dhe kauzën për të cilën ka luftuar”.

Për Albin Kurtin, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka thënë se është “opozitari më stoik”.

“Është një politikan largpamës dhe me një popullaritet të padiskutueshëm në Kosovë”, tha Minxhozi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb