Gabriel Martinelli ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Arsenali te Al-Hilal në Arabinë Saudite. Sulmuesi brazilian e ka kompletuar kalimin te skuadra saudite të enjten, duke firmosur një kontratë katërvjeçare. Kështu, Martinelli i jep fund aventurës së tij me Arsenalin dhe nis një kapitull të ri në karrierën e tij.

25-vjeçari ishte pjesë e Arsenalit prej vitit 2019, kur iu bashkua klubit londinez nga Ituano. Gjatë periudhës së tij në “Emirates”, Martinelli u shndërrua në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës dhe u kthye në protagonist me fanellën e “Topçinjve”.

Tashmë, braziliani do të jetë pjesë e projektit të Al-Hilalit, duke u bërë një tjetër emër i njohur që zgjedh kampionatin saudit për të vazhduar karrierën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb