Prej afro një dekade, Kukësi është një realitet i prekshëm i futbollit shqiptar, një nga ekipet më të mira. Këtë sezon po befason jo pak teksa me një ekip të ri, me një staf të ri, po dhurojnë një futboll shumë të bukur ofensiv, ku si gjithnjë synojnë titullin kampion.

Diego Longo, arkitekti i këtij suksesi, në një intervistë ekskluzive për “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, foli për gjithçka, duke nisur nga përshtatja e tij me realitetin e ri në Shqipëri, marrëdhënien e tij me pjesën tjetër të stafit drejtues, drejtorin Pero Pejic dhe presidentin Gjici.

Longo u ndal edhe tek postimi i tij i famshëm, teksa “akuzonte” drejtuesit e Dinamos për “spiunazh”, foli për sfidën me Tiranën, a do e vendos kjo përballje çështjen titull? Si një italian, nuk mund të mungonte dhe një koment për Italinë, a do të mundet të kualifikohen në Botëror dhe kë sheh si favorit për të fituar Serie A. Longo komentoi edhe momentin shumë të mirë që po kalojnë legjionarët kuqezi në Itali.

Mister je përshtatur me realitetin shqiptar, është e lehtë për një italian të punojë në Shqipëri?

“Tani jam shumë mirë. Për  të qenë i sinqertë fillimi nuk ishte i lehtë sepse  gjeta një ambient ndryshe nga ai qe isha mësuar vitet e fundit te paktën. Por  tani jam mire, kjo edhe fale ekipit, lojtarëve , stafit qe kane qene mbështetje, kështu qe tani jam duke munduar vetëm për futboll atë qe është edhe me rëndësishmja për mua”.

Si ju duket cilësisht futbolli shqiptar, kush është problemi që kemi në këndvështrim tuaj?

“Sinqerisht futbolli  është shume  me mire se mendoja para se te vija këtu. Sipas meje problem është organizimi, kur them organizim e kam fjalën për fushat ku stërvitemi, apo organizimi jashtë fushe. Por mendoj qe është një problem jo vetëm i Kukësit, por ne përgjithësi është e vështire për  trajnerët dhe skuadrën stërvitja ne këto kushte.  Sigurisht ka skuadra me te organizuara por gjithsesi ne po përpiqemi  çdo dite për  tu përmirësuar ne ketë aspekt dhe  jemi te kënaqur krahasuar me fillimin por ka akoma pune për tu bere çdo dite. Duhet vazhdimisht  përpjekje”.

Mqs jemi tek realiteti shqiptar, pak ditë më parë bëri xhiron në rrjet statusi juaj, “spiunimi” që po iu bënte stafi i Dinamos, pati efekt në fund se fituan, do ia ktheni vizitën Dinamos?

“Është diçka qe ndodh ne futboll, unë e di shume mire këtë. Unë personalisht e kam bere shume here gjate karrierës sime. Herën e fundit ne Kiev kam ndjekur Juvenusin, Barcelonen, Ferencvarosh, kështu qe e di qe është diçka normale. Problemi qëndron  qe ne kemi te njëjtën strukture organizimi dhe ndaj nuk është e drejte, ndaj as unë nuk dërgoj askënd për te ndjekur stërvitjen e ekipeve te tjera këtu. Ska ndodhur me Partizanin, ndoshta edhe me Dinamon ishte gabimi im se  duhet te kishim biseduar me pare por gjithsesi nuk besoj se fituan për këtë arsye. Fituan sepse ishin me te mire se ne atë ndeshje dhe e merituan. Gjithsesi nuk do te ndodhe me”.

Në një intervistë që pata me Pero Pejic pak kohë më parë, më tha që trajneri Longo punon shumë, në fakt këtë e thënë të gjithë, çfarë bëni tjetër përveç se merrini me futbooll, me se e kaloni kohën e lirë në përgjithësi?

“Nuk kam kohe te jem vetëm. Qe nga fillimi mua edhe te gjithë stafit  na është dashur te jemi te fokusuar tek puna  qe  njëkohësisht është pasioni im dhe gjeja qe me pëlqen me shume , pastaj edhe fëmijët e mi nuk jetojnë këtu kështu qe nuk mbeten shume gjera për te  bere. Me pëlqen  te  eci, te konsumoj diçka me stafin apo lojtaret por nuk është aq interesante jeta jashtë fushe. Jam 24 ore me Kukësin ne mendje.

Ju pëlqyen dhuratat e Peros, Vasil Shkurtaj, Musta dhe Gligorov dhe se fundmi Jorgo Pellumbi?

“Po sigurisht, ne punojmë  bashke dhe punojmë shume mire, me Peron  jam shume i kënaqur dhe me fat qe e kemi. Qe ditën e pare ka patar një feeling mes nesh dhe flasim shume  bashke çdo dite, madje me shume se me gratë tona dhe ndaj kjo periudhe e  merkatos ka qene shume e mire për ne, kemi patur gjithmonë edhe mbështetjen e Safetit qe na ka ofruar “çekun e bardhe”, kështu qe jam i kënaqur sepse te gjithë  Musta , Gligorov, Shkurtaj  dhe se fundmi  Pellumbi janë lojtare qe mund te bëjnë diferencën për ne, kështu qe jam i lumtur”.

Jeni ekipi me sulmin më të mirë, 30 gola, por sërish investuat në sulm, afruat një bomber si Shkurtaj, a i ndryshon balancat në skuadër ardhja e Shkurtaj?

“Uroj te ndryshoje balancat tek ekipet e tjera. Është e vërtetë qe kemi shënuar shume por ama unë jam kërkues ndaj lojtarëve sepse duhet te kishim shënuar me shume  dhe mund te kishim shënuar  me shume sepse mundësi kemi patur  por kemi lënë pike, ndaj besoj se me Shkurtaj, Musten e te gjithë te tjerët do rrisim cilësinë për te shënuar më shume ose te ruajmë balancat, pra e te shënojmë me pak por ama te mos pësojmë. Futbolli është çështje balancash siç  e thate edhe ju , kështu qe mendoj se kemi bere zgjedhjet e duhura”.

Jeni përshtatur dhe ju me kohën mister, një italian që pëlqen një futboll ofensiv, çfarë po ndodh me tekniket italian mister, po i largoheni shumë traditës?

“Kjo sepse prej 16 vitesh, tashme 17 nuk jem me Italian, kam punuar ne 6 vende te ndryshme dhe sigurisht ndjehet ndikimi prej tyre por edhe sepse  nuk me pëlqen  te pres por te bej unë  lëvizjen e pare, ndaj me pëlqen futbolli ofensiv. Por gjithashtu edhe trajnerët italianë se fundmi   kane nisur te pëlqejnë  këtë lloj futbolli si Zerbi për shembull,  apo shume te tjerë, ndaj dhe unë jam një prej tyre”.

E di që në futboll nuk ka asgjë fikse, por a është kusht tani titulli, a ka ardhur koha që të mos fshiheni më? 

Kjo është ëndrra jone, nuk mund te themi qe është objektivi i fillimit sepse do te ishte çmenduri për si nisi sezoni te kishim target titullin , do te ishte shume por  tani sigurisht qe është ëndrra jone. Titulli është gjithmonë kusht për Tiranën apo Partizanin, jo për ne, ne duhet te fitojmë çdo ndeshje për veten  te përpiqemi  për ëndrrën por nuk jemi ne presion për titullin ndryshe nga ata, për ne është kënaqësi te përpiqemi”.

Po me presidentin Gjici ç’po ndodh, edhe ai ka ndryshuar shumë, por nuk besoj se tërhiqet nga ideja për të fituar titullin?

“Kjo është normale dhe ne fakt me pëlqen sepse ai është ambicioz, është presidenti dhe ka  objektivat e tij. Ndërsa unë duhet te jem me objektiv sepse jetoj me skuadrën , e di se ku nisem me skuadrën në vere. Madje sot ne mëngjes Pero me dërgoi skuadrën qe kishin para se te vija këtu, dhe te mendoje për titull me atë skuadër  bën çudi por unë e kuptoj qe presidenti do gjithmonë me te mirën dhe ne fakt kjo ambicie dhe ky entuziazëm i tij na ndihmon. Unë jam i lumtur pre ketë  megjithëse mbetem me realist”.

Kur pyetini për titullin, shpesh bëni krahasim Kukësi nuk është Tirana dhe Partizani, çfarë ka Tirana më shumë se Kukësi mister, përveç historisë?

“Tani,  mendoj se mënyra  e lojës është ndryshe. Stili i lojës se tyre është ndryshe, s’po them qe i joni është me i mire, por jemi te  ndryshëm ne këtë moment. Atyre u pëlqen te presin pak dhe pse  kane sulmues  me cilësi fantastike si Seferi, Xhixha por edhe lojtare te tjerë, ndërsa ne na pëlqen te kemi kontrollin e lojës  duke qene me  entuziaste, ne këtë këndvështrim them se jemi ndryshe. Ata mund te quhen Juventus ndërsa ne një skuadër qe vijmë  me poshtë te paktën  duke marre parasysh sezonin e shkuar . Gjithsesi, sinqerisht nuk i frikësohemi Tiranës, fituam ndeshjen e pare dhe mbizotëruam lojën dhe nuk është problem ta bëjmë sërish”.

A e vendos kjo sfidë e radhës me Tiranën objektivin titull, 6 pikë është diferenca për momentin?

“Mendoj se kjo ndeshje e vendos nëse ata humbasin. Nëse humbasin ata do te bëjnë një ndalese te madhe  dhe ne do te ishim vërtet ne pozita te mira. Vërtet janë 6 pike por nëse ne fitojmë kundër tyre dhe do jete fitorja e dyte, ata e dine qe ne vijmë me lojtare te rinj, vijmë me shume fuqi dhe entuziazëm dhe do jene vërtet në presion. Për ne nuk është kështu sepse ne kemi 31 pike, vjet u fitua me 66 pike titulli ndërsa me lojtaret e rinj mund te arrijmë pa frike 66-67 pike”.

Mister, nuk e di nëse e dini apo jo, por tek Kukësi shpesh nuk mjafton as titulli për tu konfirmuar, personalisht do t’iu pëlqente të vijojë bashkëpunimin me Kukësi, të lutem ma kurse atë pjesë që është herët, rezultatet e vendosin, thjeshtë dua një ndjesi tuajën, do iu pëlqente të vijonit ketë punë të nisur?

“Ne këtë moment është jeta ime, thjesht mendoj te bej me te mirën time, te pamundurën  për te realizuar ëndrrën  titull dhe për  tua dhënë këtë kënaqësi njerëzve në Kukës dhe tifozëve qe jetojnë për këtë. Për ti bere te lumtur, për këtë mendoj tani”.

Çfarë synimi keni nga kjo aventurë në Shqipëri mister, ku dëshiron të arrij Diego Longo, kush është objektivi dhe ëndrra juaj në të ardhmen, ku dëshironi të arrini?

“Titulli sigurisht, ose me sakte një trofe me patjetër. Sepse ne çdo vend ku kam qene kam marre te paktën një trofe, Champions Lige tek Saudi, Champinship tek Paoku , dy here ne dy vite,  tek Dinamo Kiev  superkupen dhe superligen, ne Rumani po ashtu, kështu qe dua te largohem nga këtu me një trofe. Mbi te gjitha kur punon dhe sakrifikon kaq shume me skuadrën është bukur  te shpërblehesh”.

Ju ndjek shpesh në analizat, në komentet që bëni në rrjetet sociale, nëse me lejon dua një parashikim, një koment, do të mundet Italia të kualifikohet në Botëror, nëse jo do ishte një dramë edhe në Shqipëri, e dini besoj që ka jashtëzakonisht shumë fansa?

“Eh , nuk do te jete e lehte. Është një moment i vështirë për Italinë ne fakt për futbollin Italian. Puna e Mancinit dhe stafit te tij e fshehu disi këtë vitin e shkuar por ne kemi problem sepse presioni është shume i larte ndërsa  niveli nuk është njësoj krahasuar me Francën , Anglinë  per sa i përket kombëtareve ne këtë momente, ndaj u duhet te luftojnë. Unë sigurisht shpresoj shume ashtu si italianet dhe shqiptaret te kualifikohemi, te mposhtim Portugalinë sepse Botërori pa Italinë do te ishte i trishtë”.

Kush e fiton Serie A mister, ose më saktë kë shihni si rivalin më të madh të Inter, kemi dhe derbin në fillim të shkurtit?

“Për mendimin  tim Inter do te fitoje, do te fitoje pa asnjë dyshim. Ata luajnë një futboll fantastik , janë me  mire se vjet. Me Konten  ishin një skuadër e mire kompakte po jo me këtë stil fantastik loje qe kane me Inzagin. Kështu qe meritojnë te fitojnë. Kush i sfidon? Mendova Atalanta por tani nuk po kalojnë një moment te mire kështu qe mendoj se Inter do e fitoje lehtësisht”.

Mister dhe një pyetje të fundit, kush është lojtari shqiptar që aktivizohet në Serie A që ju pëlqen më shumë, në këto momente flitet shumë për Bajramin, u fol për shumë për Kumbullën?

Gjimshiti po ashtu, ata po luajnë shume mire. Bajrami është surprize se fundmi por edhe Gjimshiti  siç  thashë apo lojtare te tjerë qe luajnë vërtet mire. Kane mentalitet te forte dhe profesionalizëm te larte.  Unë shpresoj dhe për këtë po punojmë qe te kemi dike nga skuadra jone qe te arrij ne këto nivele sepse ka futbolliste qe e meritojnë sipas mendimit tim. Këta  lojtare qe përmendem, Gjimshiti , Bajrami tani janë vërtet një shembull dhe kane përgjegjësi ne këto momente te vazhdojnë kështu dhe te tregojnë  dhe për te tjerët qe është e mundur nëse punohet fort dhe seriozisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb