Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga dita e hënë, 26 shtator, në vijim të zbatimit të fazës së parë të projektit të “Rikualifikimit Urban të Sheshit Skënderbej”, do të bëhet bllokimi i trafikut për kalimin e automjeteve në segmentin nga Muzeu Historik Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Energjisë.

Qarkullimi i makinave do të vijojë normalisht përpara Muzeut Historik Kombëtar në drejtim të Rrugës së Durrësit, si dhe në rrugën përpara selisë së Partisë Socialiste.

Faza e parë e punimeve në “Sheshin Skënderbej” përfshin punimet për kompletimin e sistemit të kanalizimit të ujërave të shiut, si dhe atë të shatërvanëve dhe më pas do të vazhdohet me nënshtresat dhe shtresën përfundimtare të gurëve nga gjitha trevat shqiptare. Punimet e kësaj faze do të zgjasin 12 muaj.

Të gjitha këto zona punimesh janë të ndara në segmente të ndryshme kantieresh të vogla, për të bërë të mundur qarkullimin normal të qytetarëve dhe mjeteve. Bashkëlidhur gjeni edhe hartën ku tregohet segmenti i rrugës që do të bllokohet nga dita e hënë.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/09/SKSQ_20160923_skeme-ndalim-trafiku.pdf”]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb