I ftuar në Botërori Amerikan, gazetari Emanuel Loci ka folur për ekipin e tij të preferuar dhe zhgënjimin më të madh të këtij Botërori.

“Si ekipi që i pëlqen të gjithëve, mendoj se është Franca. Bën lojë të bukur, ka lojtarë si Mbappe, Olise dhe Dembele, nuk mund të mos i pëlqesh.

Ekipi që bëj edhe pak tifozllëk është edhe Spanja. Kjo kombëtare ka bërë mirë, edhe pse ai shpërthimi që presim nuk ka ardhur ende.

Zhgënjimi më i madh? Patjetër që prisja që Gjermania të kalonte Paraguajin. Ky është fillimi pra”- tha ai.

Ronaldo e dëmtoi Portugalinë. Kemi një lojtar që nuk ka krijuar një shans për shokët. Si kapiten ka krijuar polemika. Është ai egoizmi që i mbetet si lojtar. Mendoj se Portugalia do bëjë më mirë pa të”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb