Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 19-vjeçarit në Vlorë. Mësohet se Sebastian Jalla, nga Fieri kishte shkuar të pinte kafe në një lokal në Llakatund të Vlorës, ndërsa është konfiskuar me një person.

Ky i fundit pas debatit kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte marrë prej aty një armë zjarri, pistoletë dhe hapi zjarr në drejtim të 19-vjeçarit.

Jalla mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa u transportua në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: