Aroma e festës së 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është ndjerë edhe në komunitetin e futbollit, pavarësisht se kjo ditë shumë aktorë kanë qenë të impenjuar në fushë. Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubet uruan nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Institucioni i futbollit në vend kishte zgjedhur disa nga momentet më të bukura të kualifikueseve të Euro 2024, duke e shoqëruar me kolonën zanore Rrjedh në këngë e ligjërime, ku refreni “Po ku ka si ti o Shqipëria ime” është edhe slogani që do të shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e vitit të ardhshëm në Gjermani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Edhe klubi i Tiranës ka postuar një video, ku shihen edhe një pjesë e futbollistëve bardheblu të veshur me kostume popullore nën tingujt e këngës “Shqipëri o nëna ime”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Ndërsa Partizani ka uruar me një pjesë të futbollistëve të kuq, teksa në fillim shfaqet Eros Grezda e të tjerët më pas. Gjithashtu, edhe klubet e tjera, por edhe futbollistë të shquar të Kombëtares kanë uruar festën e flamurit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: