Kryeministri Edi Rama ka lajëmruar se nga java tjetër nëse numrat e pacientëve me koronavirus nuk do të rriten atëhere do të ketë lehtësim të levizjes së qytetarëve.

Sipas tij qeveria o sheh një plan për lehtësimin e masave pasi javën e kaluar Rama tha se Shqipëria priste një kërcim të numrave por nuk ndodhi.

Gjithsesi ai thotë se lufta nuk është fituar ende dhe se në mes të prillit do të shihet se sa është shtrirë koronavirusi në territorin shqiptare.

 

”Nuk dua t’ju entuziazmoj para kohe por po detajojmë një plan për lehtësimin e masave që do vendoset në zbatim menjëherë sapo kurba të fillojë uljen. Nuk e di dhe nuk na e thotë askush në botë se kur do të ndodhë kjo. Deri në mes të prillit do të kuptojmë se sa thellë është shtrirë armiku mes nesh. Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes duke filluar me pikatore nga java e ardhshme po qe se numrat do na e lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren. Prisnim një kërcim të numrave javën që lamë pas. Kjo nuk do të thotë asgjë. Vigjilencë dhe rezistencë. Pa u lodhur dhe pa u mërzitur. Fati i kësaj lufte nuk varret vetëm nga armiku por nga rezistenca jonë. Ditë për ditë, pa menduar ç’do ndodhë nesër.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb