Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi është rikthyer në La Liga.

Aventura në Gjermani ka rezultuar dështim pë 29-vjeçarin dhe duket se mbrojtësi me eksperiencë kërkon një tjetër shans në Spanjë.

Ai ka firmosur me ekipin modest të Levantes teksa më parë ka luajtur për Valencian në vitet 2-14-2016.

Mustafi kulmin e karrierës e pati në vitin 2014 kur u shpall kampion bote me Gjermaninë. Atëhere vishte fanellën e Sampdorias ndërsa po në të njëjtin vit zgjodhi të përfaqësojë Gjermaninë e jo Shqipërinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shkodran Mustafi (@shkodranmustafi)


Pas aventurës në Spanjë, Mustafi u largua për tek Arsenal ku zhvilloi disa sezone të mira. “Topçinjtë’’ e zëvendësuan shpejt për ta larguar këtë vit te Schalke 04 që mbylli një sezon katastrofë duke rënë nga Bundesliga si vendi i fundit.

Mustafi zhvilloi 20 ndeshje me Gjermaninë, teksa tani përfaqësuesja duket shumë larg për të. Në moshën 29-vjeçare ai do të luajë për Levanten që si objektiv parësor ka mbijetesën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb