Udhëheqësi i ekstremit të djathtë të Brazilit Jair Bolsonaro është larguar nga detyra e tij si kreu i qeverisë braziliane, pasi ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva e mundi atë në zgjedhjet presidenciale.

Kandidati i majtë fitoi me 50.9 për qind të votave dhe pasi iu ndalua të kandidonte në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2018 për shkak se ishte në burg, është një rikthim befasues për jetën politike në vendin e Amerikës së Jugut.

Udhëheqësi i ri po vuante një dënim 12-vjeçar për korrupsion, por u lirua në vitin 2019 pas një vendimi të gjykatës supreme që zemëroi ndjekësit e të djathtës ekstreme Bolsonaro.

Lula gjithmonë ka shpallur pafajësinë e tij dhe ka argumentuar se çështja kundër tij ishte e motivuar politikisht.

Lula kaloi 580 ditë në burg dhe tha: “U përpoqën të më varrosnin të gjallë dhe ja ku jam”, duke nisur fjalimin e tij të fitores.

Ai vazhdoi: “Ne nuk ishim përballë një kundërshtari apo kandidati, ne u përballëm me të gjithë aparatin shtetëror që punon kundër nesh. “Unë jam ringjallur, sepse donin të më varrosnin të gjallë.”

“Ky vend ka nevojë për paqe dhe unitet. Kjo popullsi nuk dëshiron të luftojë më” u shpreh kreu i ri i qeverisë së Brazilit.

77-vjeçari i cili ka arritur të mposhtë edhe kancerin e fytit pretendon se ka energjinë e një burri 40 vjet më të ri dhe po përgatit një fillim të ri për vendin që ka pasur sundim të errët populist sipas tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb