Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu të kryeqytetit arrestuan shtetas të ndryshëm për prodhim të lëndëve narkotike, dhunë ndaj bashkëshortes dhe aksident me pasojë vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. B., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin J. D. dhe pasagjerë shtetasit E. B. dhe E. M. dhe F. L., shtetasit E. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, ndërsa shtetasit J. D., E. M., dhe F. L. u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 36 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 26 vjeç, pasi në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, drejtuesin e motorit, shtetasin A. P.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. P., I. T. dhe T. H., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb