Stërvitja ushtarake ndërkombëtare Aurora-23, më e madhja në 25 vitet e fundit, ka filluar në Suedi të hënën dhe do të zgjasë deri më 11 maj.

Në të marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Finlanda, Polonia, Norvegjia, Estonia, Letonia, Lituania, Ukraina, Danimarka, Austria, Gjermania dhe Franca, tha Ministria Suedeze e Mbrojtjes, ndërsa qëllimi i stërvitjes është “përmirësimi i gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura” në rast të një sulmi hipotetik të armatosur në Suedi.

“Stërvitja është një nga mjetet kryesore të rritjes, testimit dhe demonstrimit të gatishmërisë luftarake,” tha Ministria e Mbrojtjes. “Së bashku me njësitë ushtarake nga vendet tona partnere, ne forcojmë sigurinë duke rritur aftësitë operacionale të Suedisë.”

Stërvitja do të zhvillohet në ajër, në tokë dhe në det. Do të marrin pjesë rreth 26,000 trupa nga të gjitha njësitë ushtarake, kryesisht në jug të Suedisë dhe gjithashtu në ishullin Gotland.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: