Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka komentuar luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe rastet e zyrtarëve të lartë që përballen me drejtësinë.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, e pyetur lidhur me hetimet dhe çështjet e korrupsionit, von der Leyen theksoi se lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve kryesore të Bashkimit Europian.
“Lufta kundër korrupsioni është në thelb dhe në zemër të të gjithë punës për ne. Kur shohim çështje që po hetohen janë provë që sistemi po funksionon, mendoj që është fuqizim i sistemit gjyqësor”, tha mes të tjerash ajo.
Ajo e vendosi luftën kundër korrupsionit në kuadër të procesit të reformave dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të institucioneve të drejtësisë.
