Artizanati në Korçë është një prej zanateve që e ka bërë të njohur qytetin juglindor në hapësirën shqiptare dhe jo vetëm. Ky zanat, i cili po përshtatet edhe me trendin e kohës synon jo vetëm ruajtjen e e traditës, por edhe zgjerimin për ta përvetësuar pse jo edhe të rinjtë dhe të rejat.

Natasha Capa prej vitesh realizon punime me dorë kryesisht punime dekorativë për zbukurimin mjedisor shtëpiak, por edhe punime që i shtohen këtij zanati të trashëguar nga nëna e saj.
Këto vlera tashmë të kaluara brez pas brezi, ngjallin gjithnjë interes të madh tek vizitorët vendas dhe të huaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ekspozita e fundit në bibliotekën e re të qytetit ‘Thimi Mitko’ organizohet në kuadër të promovimit të vlerave kulturore, por njëkohësisht edhe për të theksuar rëndësinë e rolit të gruas në trashëgiminë kulturore. Ekspozita “Edhe unë punoj” solli tematika të ndryshme për qytetarët, por edhe vizitorët që kanë zgjedhur të bëhen pjesë e kësaj ekspozite, e cila do të qëndrojë e hapur gjatë fundjavës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb