Në reagimin e tij për urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për komisionerët, kryeministri Edi Rama kishte ngatërruar dosjet, ku në vend të dosjes së Durrësit “339”, për të cilën bëhet fjalë, i pari i qeverisë thoshte se është dosja e Dibrës.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar as gazetares Klodiana Lala, e cila i kërkon kryeministrit të rregullojë gabimin, pasi po keqinformon publikun.

“Z. kryeministri ke lajthitje në objekt siç thuhet në gjuhën juridike. Është dosja 339 e Durrësit dhe jo 184 e Dibrës … korrigjoje se po keqinformon publikun. Mbetsh me shëndet!”, shkruan gazetarja.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb