Në Spanjë nuk mjafton më thjeshtë të mbash topin për të fituar respektin e tifozëve, në përfundim të ndeshjes kundër Suedisë trajneri Luis Enrique u detyrua të jap shpjegime, mbi të gjitha ti dalë në krahë Alvaro Morata, i përfunduar nën akuzë: “Unë pashë tifozë që e duartrokitën, ky është një shtet që duhet të përpiqet ti jap forcë djemve të mijë. Morata është një lojtarë i madh që bën mirë si në sulm ashtu edhe në fazën mbrojtëse, ka personalitet dhe preferoj të duartrokitet.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në lidhje me ndeshjen, Enrique shtoi: “Kundërshtari preferojë të mbrohej dhe të luante me topa të gjatë për të krijuar rreziqe. Më duhet të pranojë që kishin edhe raste për të fituar. Më vjen keq për këtë barazim, më vjen keq për lojtarët dhe tifozët, kjo ishte një ditë për t’ia dedikuar atyre fitoren”, u shpreh Enrique.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: