Çështja e presidentit në Kosovë, vijon të mbetet në ngërç politik, për shkak të mos arritjes së një dakordësie mes palëve.

Fatmira Kollçaku deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë në News24 u shpreh se Vetëvendosje po bën çdo përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Gjithashtu ajo theksoi se nuk është treguar asnjë përpjekje serioze për t’i dhënë zgjidhje situatës.

“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që të arrihet një figurë e përbashkët. Po ata tashmë e kanë zbuluar qëllimin e tyre. Ne po bëjmë përpjekje për të arritur një marrëveshje. Opozita, derisa ne ishim në seancë plenare dolëm edhe me kandidat, ata nuk sollën asnjë propozim. Jashtë sallës plenare flasin për çështje që nuk kanë informuar as kryetarin e lëvizjes por as edhe kryetarin e Kuvendit. Në do të tentojmë që ta ftojmë opozitën që të na bashkohen edhe nëse kanë kandidatura”, tha ajo.

E pyetur lidhur me kandidaturën e Vjosa Osmanit, ajo sqaroi se: “Në fillim VV ka ofruar mbështetje për zonjën Osmani. Por ata nuk kanë pranuar dhe nuk kanë ofruar mbështetje për kandidaturën e zonjës Osmani dhe nuk kanë sjellë as edhe një nënshkrim. Pra duke parë që nuk ka asnjë mbështetje nga subjektet e tjera opozitare, është dashur të gjejmë kandidatë të tjerë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb