Papa Leo XIV po udhëheq meshën e vigjiljes së Pashkës brenda Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, mbrëmjen e sotme.
Ceremonia solemne mblodhi besimtarë të shumtë, të cilët u bashkuan në lutje dhe reflektim për një nga festat më të rëndësishme të krishterimit, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.
Vigjilja e Pashkës konsiderohet momenti kulmor i kremtimeve fetare, duke përcjellë mesazhe shprese, paqeje dhe besimi për besimtarët në mbarë botën.
