Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rajonin e Dukagjinit ku persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit me nxënës  që po shkonte në fshatin Gllogjan nga Komuna e Deçanit.

Sipas informacioneve në këtë autobus si pasojë e të shtënave tre persona kanë vdekur,  shoferi i automjetit  dhe dy nxënës, një vajzë dhe një djalë. Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj tha se autobusi po transportonte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Viktimat nxënës dyshohet se janë të shkollës së mesme, Gentiana Mustafaj 17-vjeçare dhe Ledion  Hamzai  18-vjeçar.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë nxënës, tre prej tyre në gjendje të rëndë dhe tre pak më lehtë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb