Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur së fundi në vend, janë bërë temë diskutimi këtë të hënë në studion e emisionit “Pikat mbi I”.

Për të folur mbi këtë çështje, të ftuar në studio ishin analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala. Kjo e fundit, tha se priste dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, gjatë deklaratës për mediat që ai pati sot.

Sipas Lalës, duhet një ristrukturim i Policisë së Shtetit, edhe në nivel drejtues, në mënyrë që kriminelët të vendosen prapa qelisë.

Analisti Artur Zheji, tha se ngjarje të tilla të rënda, janë pashmangësish me sfond politik. Ai tha se problematikë është armatosja e një pjese të mirë të popullit, e për këtë sipas tij, duhet të merren masa.

Artur Zheji: Pa filluar fushatë për mbledhjen e armëve, pa u rehabilituar gjyqësori, bandat. Vrasja për shezlonge është për arsye banale.

Klodiana Lala: Kjo ka ardhur si pasojë që shteti s’e ka zgjidhur konfliktin mes tyre.

Artur Zheji: Kjo është tronditje e fortë që tregon që ka ngjarje me sfond politik,. Cila është ajo? Banda që mbështet qeverinë dhe banda që nuk e mbështet. Në luftën mes tyre, fiton ajo që është e lidhur me pushtetin.

Klodiana Lala: Cili është ministër i Brendshëm që ndërhyn te puna e gjyqësorit? Mbase me të drejtë, por nga ana tjetër ai harron që kemi ILD, KLP, KLD, që vendosin për fatin e këtyre institucioneve. Ai duhet të nxirrte përgjegjësit. Duhet parë, a ka pasur ankesë nga dy familjet në polici. Ju e thatë që është banale, por nga ana tjetër.

Artur Zheji: Ta inskenojmë film, është çmenduri, fliten në mes të plazhit.

Klodiana Lala: Puna është nga është nxitur ky motiv.

Artur Zheji: Nga armët që kanë dalë.

Klodiana Lala: Në bregdetin shqiptar po bëhet masakër, që nga mënyra se si tjetërsohen pronat në bregdet. Kjo është një histori 30-vjeçare që po pasqyrohet tani. Shteti duhet të jetë i qartë dhe konciz. Vendosja e shezlongëve nuk bëhet nga qytetarët e thjeshtë. Kjo polici, kjo kastë, ka dështuar në misionin që ia ka dhënë Kushtetuta. Unë mendoj që do të duhet të kemi një shkundje të policisë së shtetit, fokusi s’duhet të jenë viktimat. Policia duhet të shkundet dhe të parandalojë veprat kriminale në vend. Kriminelët të vendosen prapa hekurave.

Artur Zheji: Ky është një mision që thellon dhe shkon përtej ngjarjes. Këtu ka një gjë tjetër. Ju e dini dhe të gjithë e dimë Luftën e Dytë Botërore në Evropë kushtoi 70 milionë viktima, fajin e kishin liderët politikë, që pranuan një luftë. Pra në sfondin e një ngjarje, sado tronditëse është ajo, është një raport i padrejtë dhe politik. Burimi kryesor i kësaj masakre dhe të tjera që mund të vijnë më pas. Mund të ketë dhe gjakmarrje. Duhet ndaluar qarkullimi i armëve ose të armatosi të gjithë popullin dhe merr kostot. Bëj kontroll më intensiv. Policia të jetë aktive dhe mbi të gjitha politika e pronave të jetë sipas letrave dhe dokumenteve që paraqesin palët.

Klodiana Lala: Mund të kemi, Shkodra njihet për këtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb