Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Fushë-Krujë.

Dy persona të plagosur me armë të ftohtë, dyshohet thikë, janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore të Fushë Krujës.

Të plagosurit janë baba e bir, SH.S dhe A.S, banorë të fshatit Larushk në Fushë-Krujë.

Sh.S është punonjës i Ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit.

Janë akoma të paqarta motivet, autorët dhe vendi ku janë plagosur baba e bir.

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ata kanë marrë plagë në disa pjesë të trupit. Babai mësohet se është më rëndë, sepse ka marrë plagë në bark.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb