Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një djalë i ri është gjetur i plagosur në rrugë dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja është regjistruar në afërsi të Teqesë në lagjen ‘Zinxhira’.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se i riu, Gjergj Ajmasi, është gjetur i shtrirë përtokë, ndërsa thuhet se ishte goditur me sende të forta.

Mësohet se i riu është pjesë e komunitetit rom, rreth 32 vjeç. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave se si është plagosur i riu, i cili fatkeqësisht humbi edhe jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb