Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ka kundërshtuar t’i bindet urdhrit të policit për t’u identifikuar, ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar këtij të fundit. Ngjarja ka ndodhur tek Xhamlliku, pranë shkollës ‘Niket Dardani’.

Ndonëse polici e ka paralajmëruar që t’i tregonte lejen e daljes, personi në fjalë, Orges Bilbili nga Lushnja, (i shpallur në kerkim per vrasje) që mbante dhe një cantë në dorë, nuk i është bindur, madje dhe e ka kërcënuar efektivin. Pavarësisht se polici qëlloi me armë në ajër për ta neutralizuar, qyetetari tentoi të largohej me vrap, por u plagosos në këmbë nga efektivi i FNSH.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se përvec këtij personi, e plagosur në këmbë mbeti aksidentalisht dhe një kalimtare e rastit, një vajzë.

Mësohet se dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: