TIRANË

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në KZAZ-në e Bushatit në Bashkinë e Vaut të Dejës. Në një deklaratë të bërë në mbrëmje, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi thotë se asnjë militant i PD nuk ka djeguar asnjë KZAZ por se e gjitha është pjesë e skenarit të përgatitur nga qeveria për të inkriminuar opozitën.

PD iu bën thirrje mbështetësve të mos bien pre e këtij skenari, ndërsa dënon edhe deklaratën e ministrit Lleshaj.

“Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.
Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.
U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.
Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private”, deklaron PD.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: