Fotoja bardhë e zi e publikuar nga Kitty Spencer, mbesa e Lady D, në profilin e saj të Instagram nuk i ka shpëtuar mediave angleze. Arsyeja kryesore lidhet me ngjashmërinë impresionuese, me një tjetër anëtar të familjes mbretërore, asaj të vogëlushes Charlote.

Duke krahasuar dy fotot (atë të ditës së parë të shkollës së Spencer dhe ditës së parë të shkollës së princeshësh), të dyja fëmijët duken sikur janë të afërta me njëra tjetrën, që nga prerja e flokëve, deri te mimika e fytyrës.

Kujtimi i ndarë nga Kitty Spencer, vajza e vëllait të Dianës, Charles, ka nxitur mjaft komente.

“Princesha Charlote ka gjenet e bukurisë së familjes Spencer, si babai dhe gjyshja Diana. Për një moment mendova se ishte princesha Charlote “, shkruajnë komentuesit.

 

View this post on Instagram

 

First day of school ? #tbt

A post shared by Kitty Spencer (@kitty.spencer) on

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: