Princi William, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis janë shfaqur të buzëqeshur në një foto ku shfaqen të katërt me një sfond shkembor dhe me rërë. Fëmijët e Dukës së Kembrixhit janë fotografuar të qeshur në një foto të publikuar për të shënuar Ditën e Babait.

E marrë në Jordani vjeshtën e kaluar, Princi Louis, i cili kohët e fundit luajti një rol kryesor në Jubileun Platinum të Mbretëreshës, është ulur mbi supet e babait të tij me Princin George dhe Princeshën Charlotte në secilën anë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të tre fëmijët tetë vjec, shtatë dhe katër vjeç, shfaqen të qeshur në një sfond me rërë, shkëmbor.
Duka i Kembrixhit, i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra, duket i lumtur dhe i relaksuar gjatë pushimeve familjare. George dhe babai i tij janë të veshur me veshje ngjyrë kaki, ndërsa fëmijët e vegjël janë të veshur me bluza blu dhe të bardha.

William dhe Kate përdorën gjithashtu një fotografi nga Jordania kartolinën zyrtare të Krishtlindjeve 2021.
Louis ra në sy gjatë fundjavës së fundit të Jubileut Platinum per veprimet e tij në publik.

Ai vodhi zemrat e kombit teksa tërhoqi të gjitha fytyrat e tij më të këqija gjatë ditës së parë të festimeve.

Më pas, të dielën pasdite, kur Konkursi Jubile po ngjitej në The Mall, ai ishte përsëri në formë të mirë, duke ‘perqeshur’ mamanë e tij dhe duke vënë dorën mbi gojën e saj kur ajo e kritikoi atë.

Mike Tindall, i cili është i martuar me mbesën e mbretëreshës Zara, tha se kishte “shumë ëmbëlsira” përreth dhe Louis ishte “shumë i embël”.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit më vonë falënderuan publikun për një fundjavë “fantastike” të Jubileut Platinum, duke thënë se ata dhe familja e tyre kaluan një kohë të pabesueshme, “sidomos Louis”.

(skynews/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb