Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ngordhjen e mijëra shpendëve në disa pulari të qytetit bregdetar. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar informacion për të mësuar se kur është konstatuar rasti i parë dhe nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.

Gjithashtu, institucioni i akuzës i ka kërkuar sot policisë të sekuestroje dokumente mbi praktiken që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb