Vreshtat më Burgundy humbën rreth gjysmën e rendimentit të tyre si rezultat i ngricës së pranverës të këtij viti, tha të martën një organ i industrisë.

Rajoni mund të presë të prodhojë 750,000 hektolitra krahasuar me 1.56 milionë në vitin 2020, tha Francois Labet, kreu i federatës së prodhuesve në rajonin BIVB.

“Sipas një vlerësimi thjesht teorik, ne do të kemi 50 përqind të të korrave të zakonshme këtë vit,” tha ai në një konferencë shtypi në Mersault, në zemër të Burgundy.

Ngrica ndodhi në prill, pikërisht kur hardhitë po lulëzonin në disa prej rajoneve në Francë.

Me rezerva të prodhimit jo më shumë se dy vjet, sektori shpreson për një “korrje të plotë të vitit 2022”, tha Labet.

Por ai vuri në dukje se Burgundy në dekadën e kaluar ka parë vetëm dy vite “normale”, 2017 dhe 2018. “Rendimenti mesatar është ulur me një mesatare prej 30 përqind në vit në dekadën e fundit.”

Por Labet nuk parashikoi rritje masive të çmimeve, duke thënë se prodhuesit e verës në Burgundy do të ishin “të arsyeshëm” pavarësisht nga vështirësitë e tyre të motit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb