Titulli i kampionit të Ballkanit në salla të mbyllura nuk ishte i papritur për Izmir Smajlajn. Këtë e pohoi vetë atleti i kërcimit së gjati në një prononcim për “Panorama Sport” pas suksesit të së shtunës në Beograd.

“E dija që kisha për ta finalizuar në këtë mënyrë. Përfitoj nga rasti të falënderoj trajnerin dhe fizioterapistin Ilirian Haxhaja për këtë arritje. Nuk kishte kënaqësi më të bukur se sa të çoje lart flamurin shqiptar në mes të Beogradit”, u shpreh mes emocionesh Smajlaj.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb