Ngjarja e rëndë e Elbasanit, ku i vdekur mbeti mjeku i njohur i qytetit, Pjerin Xhuvani, u komentua në studion e “Real Story”, në “News 24”.

Analisti, Skënder Minxhozi, shtroi pyetjen se çfarë janë grupet e gatshme për mbrojtjen e votës dhe çfarë të drejte kanë këto persona për të ndaluar njerëz. Ai tha se një gjë e tillë është e barabartë me një tentativë pengmarrje.

“Është e vështirë të futemi në detaje në një ngjarje që mbetet e errët. Ajo ngjarje duhet të zbardhet në mënyrë objektive. Shumë miqësisht dua të kujtoj një rrethanë, e ka të bëjë jo thjesht me atë që ndodhi aty dhe në Dibër, por ka të bëjë me një skeptër më të gjerë. Fatosi thotë me të drejtë që është një regjim. Kur edhe pala tjetër përvesh mëngët që të plotësojë ato kutitë e regjimit që ta kemi të plotë, situata bëhet më e keqe. Nuk duhet të harrojmë që ngjarja ka një zanafillë. Është një makinë që ecën rrugës dhe ndalohet nga një grup personash.

Ata që dëshmuan thanë e morën dhe e nxorën me dhunë nga makina. Këto ngjarje kanë ndodh, Elbasani të paktën nëse ka shkuar tek i vrari, tek plagosja e kaq personave, bëj një pyetje, ata që ndaluan makina çfarë janë, nga vijnë, kush i ka licencuar ata që atyre nuk i pëlqen fytyra e tyre dhe të thonë hap krahun sepse do t’iu bëjmë kontroll. Pse duhet të kthehemi në Republikën e Vaj Marit, ku ndaloheshin. Nuk tingëllon bukur që në një shtet të ketë prezencë në territor të më ndalojë e të eci me makinë. Po e marr sikur ajo të ketë të zezat e botës, ti më sheh nga jashtë, unë kaloj me makinë, me çfarë targeti më ndalon. Kjo quhet tentativë për heqje lirie të personit. Tentativë pengmarrje. Si ndalojnë këta njerëz, njerëz të tjerë që ecin rrugës, ku e marrin të drejtën? Në Dibër jam dakord, lekët, të gjitha. Si 50 vetë ndalojnë një makinë. Ndodhi në Ndroq, fondacioni Firdeus, po dërgonte ndihma në fshat dhe ato të Kombinatit u detyruan dhe të kërkonin falje”, tha Minxhozi.

Nga krahu tjetër, analisti Fatos Lubonja tha se e gjithë ngjarja është në faj të policisë, e cila në këto tetë vite sipas tij, nuk ka goditur strukturat e krimit të organizuar në qytetin e Elbasanit.

“Nëse mua më kanë vjedhur kuletën, befas të shoh në rrugë dhe them ky ma ka vjedh dhe të kap. Të kapa padrejtësisht sepse s’ishe ti. Vjen policia na ndan ne dhe më pas mua më jep atë që takon. Kemi një polici që nuk bën këtë detyrë. Unë erdha tek ty me këtë akt, sepse dyshoj që ti po vjedh votën. Por, në vend që të kemi një person që qëndron dhe thotë unë s’kam gjë ja ku më keni. Në momentin që vjen në polici dhe ke një grup të padrejtë ndaj këtij. Siç e di unë, ky zotëria merr në telefon Xhuvanin dhe i thotë hajde se më kanë ardhur këta.

Është një grup për të mbrojtur votën. Është dhe një grup tjetër që na del i lidhur me krimin. Ky djali është nuk është s’e di. Krimi i organizuar ta do mendja që është i përfshirë në Elbasan, e dimë sepse ka ndodhur në Dibër, Kavajë dhe Durrës. Zanafilla është më 14 mars, sepse policia nuk veproi kur këta njerëz sulmuan mbështetësit e PD. Zanafilla vjen tek një polici që për tetë vite nuk ka bërë asgjë për krimin e organizuar në Elbasan. Pyetja themelore është që krimi në Elbasan është me pushtetin. Këta i kanë marrë nga i njëjti vend”, u shpreh Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb