TIRANE- Një grup infermierësh kanë zhvilluar interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Infermierët kishin bërë kërkesë në platformën e bashkëqeverisjes ku kanë kërkuar rivlerësimin e diplomave në degën Infermieri e Përgjithshme nga vitet akademike 2000-2008, pasi kanë kryer 3, vite studime dhe kërkojnë që brenda këtyre viteve të njihet edhe masteri.

Ministrja tha se diplomat e infermierisë me 3,5 vite do të njihen si master shkencor.

“Ajo që doja të thoja është se cikli juaj i studimeve ka zgajtur 3,5 vite dhe në vitin 2015 për shkak të ligjit të ri kemi një moment të ri që i vlerëson me statusin Bachelor, pra 3 vite. Unë doja të thoja se shumë prej jush kanë marrë përgjigje. Programet tuaja përputhen me atë që sot është me nivelin master dhe diploma juaj duhet të njihet si master shkencor. Të gjitha diplomat me 3.5 vite do të njihen si master shkencor. Faleminderit që ngritën shqetësimin dhe besimin që keni tek platforma e bashkëqeverisjes”- tha Nikolla.

Pyetjes së përfaqësuesit të infermiereve nga Shkodra për të njëjtën situate që kanë edhe ata, ministrja ju përgjigj se duhet te adresojnë shqetësimin që ta zgjidhim ketë çështje me universitetin e Shkodrës ashtu siç zgjidhen edhe atë me Mjekësinë. Madje Nikolla u ofroi edhe eksperiencën e Universitetit te Mjekësisë së Tiranës për t’i asistuar në ketë proces dhe mos të ngurojnë të shkruajnë në platformën e bashkëqeverisjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb