Tiranë – Ka nisur me intensitet dorëzimi i kutive të votimit për njësinë administrative nr. 5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, e cila shërben si qendër numërimi për këtë zonë.

Kjo njësi është më e madhja në kryeqytet dhe përfshin gjithsej 96 kuti votimi. Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se, procesi i transportit dhe dorëzimit të kutive po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar, nën vëzhgimin e komisionerëve dhe forcave të rendit.

Numërimi i votave në njësinë nr.5 pritet të nisë menjëherë pas mbërritjes së të gjitha materialeve zgjedhore, me përfshirjen e komisionerëve të të gjitha forcave politike dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Procesi i numërimit në këtë zonë do të jetë vendimtar për balancat zgjedhore në Tiranë, duke marrë parasysh peshën e madhe elektorale që përfaqëson njësia nr.5.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb