Në komunën shqiptare të Tuzit, në Mal të Zi, ka nisur festa, pasi koalicioni shqiptar ka arritur të sigurojë dy mandate deputetësh në Kuvend.

Teksa rezultatet janë drejt fundit, tashmë është e sigurt që dy deputetë shqiptarë do të kenë karriget e tyre në parlamentin malazez.

Menjëherë pas kësaj ka nisur festa me flamujt kuq e zi, ndërsa kryesuesi i “Listës Shqiptare”, Nik Gjeloshi, tha në mesazhin e fitores se:

“1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb