Nis në Teatrin Kombëtar Eksperimental Festivali Teatror “HAPAT”, duke ju hapur udhë 10 shfaqjeve të të rinjve. Nisma synon të evidentojë talente dhe qasje te reja.

Festivali Teatror “HAPAT”, është ngjarja më e rëndësishme e skenës teatrore për të rinjtë! 10 produksionet e festivalit “HAPAT” shfaqen deri më 10 dhjetor në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe në sallën black box të Universitetit të Arteve.

Festivali teatror “HAPAT” është faza finale e Fondit të Teatrit për të Rinj si politikë mbi nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse për skenën e pavarur artistike. Në fund të festivalit do të jepen çmimet ‘Shfaqja më e mirë’, ‘Regjia më e mirë’, ‘Aktori dhe aktorja më e mirë’, ‘koreografia’, ‘skenografia dhe kostumografia më e mirë’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb