Nga: KLODIANA LALA
TIRANE – Ndonëse gjashtë inspektorate shtetërore janë pjesë e portalit e-inspektimi, shumë nga zyrtarët e tyre shkelin detyrimin ligjor për të kryer inspektimin online.
Fakti u bë i ditur nga inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, i cili mblodhi në një takim krerët e inspektorateve.
Sipas Hajdarit, inspektimi online do të ulë korrupsionin si dhe do të zhdukë klientelizmin.
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, ishte e ashpër kur tha se ka marrë ankesa për shërbim jo të mirë dhe ka ende perceptim për korrupsion. Sipas saj, është koha që të tilla fenomeneve tu vijë fundi.
Ministrja u shpreh se nuk do të toleroje asnjë justifikim, pasi është detyrim ligjor inspektimi online.
Inspektorati qendror ka parashikuar që në fillim të 2017, do të integrojë në portal inspektorët e të gjitha bashkive në vend.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: