HAGË

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kjo seancë do të jetë si një konferencë mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte u mbajt më 18 nëntor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.

Pë pikat e aktakuzës, ndaj tyre rëndon aktakuza për krime, vrasje, tortura në vendndodhje si Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Volljakë, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Llapashticë, Majac, Zllash dhe të tjera.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: