Pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtjan, dhe krijimit të trupës prej 7 gjyqtarësh, ditën e sotme u zhvillua Mbledhja e Gjyqtarëve.

Kjo e fundit ra dakord që në ditët e para të muajit janar të 2021-it, të mblidhet për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Po ashtu, në fokus do të jenë dhe kryerja e veprimeve të nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Kujtojmë se emri i Sonila Bejtjas u dekretua ditën e djeshme nga presidenti Ilir Meta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb