Nis puna për ndërtimin e Spitalit të ri të Fierit me financimin e qeverisë turke me një vlere monetare prej 70 milionë euro. Tashmë mjetet e rënda janë stacionuar në sipërfaqen e tokës prej 5 ha ku do të ndërtohet spitali i ri.

Pas shpronësimit të 12 familjeve fermere që kishin në pronësi tokën bujqësore ose këtë sipërfaqe toke i është hapur rruga këtij investimi të rëndësishëm për komunitetin fierak dhe më gjerë.

Mësohet se pronarët e tokës ku do të ndërtohet pallati janë pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe janë dakordësuar që të nisin punimet ndërkohë që presin shpronësimin.

Punimet fillimisht kanë nisur në hapjen e sheshit ku do të ngrihet spitali në instalimin e rrjetit energjetik, ujësjellës dhe kanalizime. Punimet parashikohen që të përfundojnë brenda 3 muajve, një premtim ky i dhënë me herët edhe nga presidenti turk Erdogan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: