Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për plagosjen e një 33-vjeçari.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A.L.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: