Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen për falsifikim ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike.

Në vendimin e marrë sot, gjykata vendosi të pushojë çështjen në ngarkim të kreut të PD-së Lulzim Bashës, ish-deputetit Arben Ristani dhe Ilir Dervishit, pasi nuk ekzistojnë prova.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “News 24” e “Balkanweb” Prokuroria hetoi Lulzim Bashën, Ilir Dervishin dhe Arben Ristanin.

Prokuroria ka ngritur akuzën për falsifikim formularësh, që kanë të bëjnë me lobimet. Prokurori Kolë Hysenaj tha se hetimi duhet të vazhdojë. Hysenaj u shpreh se duhej të merrej në pyetje lobisti Muzin.

Dy prokurorë thanë se dosja është hetuar siç duhet.  Çështja mund të kthehej, mund të hetohej ose të pushohej. Nëse çështja do kthehej, do të shkonte në Gjykatën Speciale. Një nga avokatët është ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.

14:14 – Gjykata e Tiranës nisi sot seancën paraprake per dosjen  ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të larte të PD-se për ceshtjen e e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi i opozitës, Lulzim Basha, është dërguar zyrtarisht i pandehur në gjykatë për akuzën e falsifikimit të formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë.

Në të njëjtën dosje e për të njëjtën akuzë janë marrë të pandehur edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, dhe shefi i financës së këtij subjekti politik, Ilir Dervishi. Prokuroria vendosi të pushojë akuzën e pastrimit të parave me lobim rus, që ngriti muaj më herët ndaj shefit të opozitës dhe dy zyrtarëve të tjerë të djathtë.

Seanca e sotme do të kryesohet nga gjyqtari Lazër Sallaku, ndërsa mësohet se vetë kryedemokrati, është përfaqësuar në Gjykatë nga avokatët Eduart Halimi dhe Ivi Kaso.

Kujtojmë se Prokurorët Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kane qene te ndare sa i takon dërgimit të dosjes në Gjykatë. Kërkesa për gjykim, është firmosur nga prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako, ndërsa prokurori i tretë, Kol Hysenaj, ka refuzuar ta firmosë atë. Prokurori Hysenaj ka qenë i mendimit se hetimet duheshin vijuar, ndërsa kolegët e tij firmosën që çështja të dërgohej për gjykim.

Hetimet për këtë çështje nisën kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi të revistës amerikane, Mother Jones, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin financuar në favor të Partisë Demokratike. Referuar deklarimeve të kompanisë së lobistit Nik Muzin, rezultonte se ajo kishte marrë tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Njëra nga pagesat është bërë nga kompania Biniata Trade, e regjistruar në Skoci, e krijuar si partneritet i dy kompanive të tjera, të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, aksionet e të cilave zotërohen nga shtetas rusë.

Sipas Prokurorisë, Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së nuk i kanë deklaruar këto pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikimin e formularëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb