Ka nisur sot në sheshin “Skënderbej” procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze, duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç, të cilët janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.

Në hapësirën e sheshit “Skënderbej” nisen mbrëmjen e së shtunës përgatitjet për ngritjen tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Procesin e përgatitor e ndoqi nga afër ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit tha se nesër në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”. Gjithashtu ajo shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët për t’u vaksinuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas ministres, sot në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”. Manastirliu ajo shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët për t’u vaksinuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb