Durrësi ka filluar sot vaksinimin për mësuesit e shkollave të arsimit të detyrueshëm dhe të mesëm.

Në mjediste e shkollës ‘’Jan Kukuzeli’’, pritet që sot të vaksinohen 220 mësues nga shkollat e Shkozetit, Rrashbullit dhe Durrësit.

Për të mbikëqyrur procesin ka shkuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti rreth orës 15:00, raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Mësuesit janë shprehur se nuk kanë frikë që kanë bërë vaksinë ne AstraZeneca, ndërkohë që asnjë prej tyre deri më tani nuk ka shfaqur probleme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb